Meditimet te sjellin energji te re

20120815-123142.jpg
Foto: Tek plazhi ne Malmö, Suedi, gusht 2012

Meditim me fjale tjera do te thote ta perjetosh relaxim dhe pushim te trupit. Si ndodh kjo?

Thjesht, kur te koncentrohesh dhe fokusohesh ne mbrendesine e realitetit tend dhe e perjeton ate ne nje nivel me te thelle. Frekuenca e trurit eshte ne ALFA (ne kete frekuence zakonisht behen krijimet, zbulimet me te medha) qe dmth je e zgjuar dhe e vetedijshme konstant por qe ti vet e kontrollon se ku ta sjellish kete vetedije.

Egzistojne meditime te ndryshme qe kane qellime te ndryshme. Qellimi kryesor i cdo meditimi eshte ta ngrisim nivelin e energjise dhe vetedijes per trupin tone dhe ambientin perreth nesh. Te behemi me te vetedijshem se si ndihemi mentalisht dhe fizikisht. Me keto meditime mund ta qetesojme veteveten dhe te behemi me te “zgjuar”, fokusuar dhe pushuar.

Cka eshte kryesorja behemi me pozitv dhe te gezuar pasi qe energjia eshte ne nivel te larte dhe vetem ne ate gjendje mund te krijojme me shume ne jete. Krijime pozitive normal. Energjia e ulet sjell negativitet dhe ne te shumten e rasteve depresione.

Nje permbledhje me pika te shkurta meposhte jane nje nder mundesite me te thjeshta qe egzistojne per te qene mire me shendet. Ato jane:
– meditimet e rregullta,
-statusi i larte i nivelit ushqyes ne trup, ku inkludohen Vitaminet, Antioxidantet, Vaji i peshkut
– te rrijme me njerez qe na bejne te lumtur dhe jo me njerez qe na ulin energjine
– nese muzika ta ngrit energjine ndegjo me shume muzike,
– arti,( ngjyrat, format, bejne qe shqisat tjera te na stimulohen)
– te jemi me shume ne natyre dhe perjetojme mrekulline e saj
– te degjojme dhe shikojme me pak lajme negative sepse ato na e ulin energjine
– te ecim 30 min ne dite mjafton ne fakt ta mirembajme energjine ne nivel te mire
– ta kemi nje jete te qete, jo me shume stresa ( jo shume :))
– te jetojme nje jete qe na ben neve te lumtur
….mundesite jane infinitive dhe vetem ato qe na bejme te ndihemi mire vlejne per ne.

Ne kete muaj do te inqizoj nje meditim te thjeshte ne gjuhen shqipe qe do te publikohet ne blogun tim dhe qe te gjithe do te kene mundesi ta provojne. Sa me shume qe jemi afer vehtes tone, e me vehten dhe kujdesemi per trupin qe krijon magji cdo dite atehere do ta zbulojme edhe mrekulline dhe potencialin tone qe eshte ende i pazbuluar ne te shumten e rasteve.

Ketu mund ta gjesh videon e meditimit. 

3 përgjigje ndaj “Meditimet te sjellin energji te re

  1. Falemnderit per blogun sot…perkujtim i duhur per mua dhe me siguri per te gjithe te tjeter. Me padurim po e pres meditimin ne gjuhen shqipe. 🙂

  2. Ju pergezoj per kete iniciative qe e keni ndermarrur,eshte nje mrekulli qe kjo metode ne kohen e fundit ka filluar te kete interesim edhe ne shoqerine shqiptare ne pergjithesi.Me vjen mire qe se shpejti ne programet e juaja dote filloje te aplikohet meditimi me sekuenca filmike ne gjuhen shqipe,ju deshiroj sukses te matutjeshem….

Lini një koment