Ego time…Koha per mua, ty dhe egon tone

Jam munduar ta gjejë perkthimin me te pershtatshem per fjalen “ego” dhe perveq se qe gjeta rezultate “egoja”, “uni”, “vetja” “egoizem” do te mundohem qe ne kete post ta pershkruaj egon dhe ti jap nje shpjegim qe te ben te kuptosh dallimin ne mes egos tende dhe teje.

Unë, vetja ime, egoja –> eshte nje koncept qe i takon dhe referon tek historia/tregimi yne se kush jemi ne, te cilet kemi qene dhe do te jemi.

Egoja referon tek historia yne qe ne e identifikojme si NE. Une dhe hstoria ime= NE.

Me fjalen histori ne kete aspekt mendoj, sukseset tona, deshtimet tona, puna jone, familja jone, perjetimet tona dhe jeta yne ne pergjithesi..dmth nje permbledhje “tregimesh”.

Egoja eshte nje nje fantazme, iluzion i mendimeve per NEVE dhe historise TONE, eshte nje imazh/figure mentale ne koken tone qe ne e referojme si UNE, NE.

“Kush jam une nese nuk jam historia ime? – Kesaj pytje do ti kthehem prap.

Pra, egoja eshte nje prembledhje e mendimeve tona, idejave tona se kush jemi ne dhe egoja “jeton” ne proceset e mendimeve tona, jeton ne mendimet tona. Mendimet indentifikohen me ne.

Po e marre nje shembull. Femiju i vogel e identifikon vehten me ndonje loder. Nese ti ja merr lodren ai fillon me qajte, sepse ti e ki marre nje pjese te femijut qe ai e ka identifiku me vetveten.
Kur te rritemi lodrat tona shendrohen ne gjera, persona, perjetime ndjenja. Ne identifikohemi me te gjitha keto dhe egoja yne eshte vigane dhe e pamase.

Egoja eshte diqka qe qdokush prej nesh e ka, ne permasa te ndryshme. Perderisa jemi te vetedijshem per egon tone dhe si egoja na e drejton jeten tone nuk eshte problem. Problemi eshte kur ne identifikohemi me egon tone. Ne jemi profesioni yne, ne jemi dhembja jone, ne jemi religjioni, ne jemi nacionaliteti yne, ne jemi prinderit tane, ne jemi femijet tone.. kultura, historia etj etj. Edhe perderisa ne jemi idejat tona dhe mendimet/ndjenjat tona ne në të njëjten kohe shtrohet pytja ku eshte esenca e krijeses ne nje nivel me te thelle dhe pertej mendime, idejave, tregimeve, historiave dhe te kaluares apo ardhems tone.

A mundemi ta sjellim vemendjen tek burrimi i egzistences tone pertej egos tone? Pergjegja eshte e qarte PO!

Tani po i rikthehem pytjes “Kush jam une nese nuk jam historia ime, mendimet dhe idejat e mia?

Pergjegjjen e ke aty nese nuk mundohesh me e gjete ate ne koken tende dhe mendimet e tua.

Mbylli syte dhe kur ti mbylll syte ndije “jeten e mberndshme” ne ty. Fillija ta ndish trupin tend, vibracionin e mbrendshem te trupit.
SJelle fokusin tek duarte dhe ndije mbrendesine dhe jeten qe zhvillohet ne duarte e tua mbrenda likures tende…sjella pastaj vetedijen tek mushkerite e tua..ndiji ato kur te merr fryme dhe kur te liron frymen..ndije si hapen dhe mbyllen ato..fokusohu ne krahroret kur te merr fryme ato ngriten dhe e liron frymen ato leshohen poshte…e keshtu me radhe tek cdo organ e sjell vetedijen tende.

Vetedija yte eshte “observatori” yt. Vetedija yte eshte burrimi i egzistences tende.
Ti je ne fakt PREZENCA E VETEDIJSHME! Kur e ke vetedijen aktive egoja te zvogelohet. Me vetedijen aktive arrin me shume se me egon aktive. Me vetedije aktive je ne kontakt me fuqine superiore ose qe shume njerez e quajne Zotin, ndersa me ego aktive je larg kontaktit me Zotin.
Burrimi i egzistences tende nuk eshte egoja por vetedija yte qe gjithmone eshte ne kontakt me fuqine supernatyroe dhe kozmike te universit tone, Zotin.

Mendimet e tua nuk jane vetedija yte. Vetedija yte ndodh mbas mendime tua.
TI JE “SIPERFAQJA” KU MENDIMET; IDEJAT; NDJENJAT; EMOCIONET; PERJETIMET KANE MARRE PJESE.

TI; UNE; NE JEMI PREZENCA E VETEDIJSHME!

Sa here te mendon apo ndin diqka sjelle vetedijen tek mendimi dhe obsrvoje mendimin.

Sjelle vetedijen mbas cdo mendje dhe ideje tende, dhe egos tende.

TI; UNE; NE JEMI PREZENCA E VETEDIJSHME!

Berthama dhe burrimi yt eshte gjithmone ne kohen e tashme. Tash momentalisht, e jo ne te kaluaren apo te ardhmen.

__________________________________________________
Nje permbledhje e shkurte e EGOS
Ti dhe historia yte –> EGO

EGOJA= SUPERIORE ( EPRORE E LARTE)
EGOJA= INFERIORE ( E DOBET)

EGOJA KUR NUK ESHTE E KENAQUR DHE GJITHMONE DON ME SHUME. MATERIALISHT APO NEPRMES PERJETIMEVE.
EGOJA “KENAQET” KUR VETEM KRITIKON DHE GJYKON TE TJERET.
EGOJA “USHQEHET” ME DEPRESION, NEGATIVITET DHE FRIKE.

EGOJA GJITHMONE DESHIRON TE KRAHASOHET ME TE TJERET:
SUPERIORE= “Une jam me e mire se te tjeret, une jam me e pasur, une jam me e menqur, une e kam veturen me te mire, une di me mire se ti, une i besoj Zotit me shume se ti, une jam nane me e mire se ti, une jam moter me e mire se ti, une e kam me shume te drejte se ti, une une une une…

DHE AJO INFERIORE= ” Une kam vuajtur me shume se ti, une kam deshtu me shume se ti, une jam viktime me e madhe se ti, une jam me e urritur, une jam me a varfer, une jam trajtu me me shume padrjtesi se ti, une une une..”….

EGOJA JETON NEPERMES TE KALUARES DHE TE ARDHMES!

EGOJA NUK JETON NE TE TASHMEN DHE CDO QE QE NDODH MOMENTALISHT!

Kur egoja yte eshe aktive ti nuk e ndine kontaktin me fuqine supernatyrore te univerzit, dmth nuk je ne kontakt me ZOtin,apo me asgje ne fakt…por me mendimet dhe idejat qe ti i krijon per Zotin dhe gjithqka tjeter..

ego
My myself and my EGO!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s