Fëmiju dhe pergjegjesia e tij

Ky post te dedikohet ty qe nuk tu ka dite vlera kur ke qene femije dhe gjithashtu ty qe nuk ja din vleren e femijut tend sot dhe e merr egzistencen e tij apo tyre per se koti.

Nese ki mendu se ti ke pergjegjesi per femijun pajtohem me ty, deri dikund. Kur bjen fjala per  pergjegjesite biologjike dhe elementare, ndersa sa i perket aspekteve tjera me te thella ne jete, femiju e mban pergjegjesine, si psh.  qe ti te jesh e /i lumtur ose te kesh jete me intersante.

Femiju bile mban edhe pergjegjesite tjera. Te gjitha mosukseset e dites apo nervoziteti qe ti e ki marre dikun tjeter ti i “shfryhesh” femiut tend me ne fund nese nuk ki kujt tjeter. Femiju eshte aty per ty kurdohere!

Mendo pakes….si e ke pas jeten dhe si ke mendu per jeten para se te vjen femiju?…a te bjen ne mend jeta para femijut? :)…

Te gjitha konfliktet ne jeten tende bashkeshortore dhe ate jashte bashkeshortesisie femiu yt i “regjistron” dhe to ti mbaj tane jeten. Bagazhi do te jete i madh me ne fund edhe i rende, nese nuk zbrazet apo “pastrohet”.

Shume femij jane te mbajtur si “pengje” ne jete. Po tingellon katastrofe a?..Edhe une pajtohem.

Shume femije i kane shpetu nenat dhe babat e tyre qe familja mos te ndahet dhe te “shkatrohet”. Femiju bile e mban pergjegjesine qe te mbroje perinderin e vet edhe kur prindi e ka gabim. Nganjehere edhe gabime fatale. Femiju eshet gjithmone aty per ty. Femiju nuk t egjykon per zgjedhjjet qe i ke be ne jete, para se nuk te rritet dhe e kupton (nese ka fat) kuptimin e jetes. Femiju e ka prinderin “idol” dhe e adhuron madheshtine e mamit ose babit, pa marre parasysh si mendon dhe vepron mami dhe babi. Femiju eshte i perkushtuar.

Nje gabim i vogel dhe femiu kritikohet, gjykohet apo edhe rrihet. Kur nje i rritur e rrah nje te rritur tjeter athere ai do te gjykohet dhe denohet.

Pse kurre nuk dalin ne gjyxh ata qe i rrahin femijet?….

Mos me thuaj te luten sepse ata jane prinderit dhe kane te drejte. ASKUSH nuk ka te drejte ta rrah nje femije, apo te rritur. Femiju as qe mund te mbrohet dhe nuk i ka resurset e njejta sikur nje i rritur ta mbroj vetveten.

Ne qofte se kishte qene ashtu..burgjet kishin qene plot..baba edhe nana…

Ky post i kushtohet femijve qe i “flijojne ” vitet e jetes se tyre per prinderit e qe nuk kane guxuar te jetojne jeten qe kane dashte. Ky post i kushtohet te gjithe femijve qe kane “honger dajak” vetem pse prinderit kane qene nervoz dhe te te pakenaqur ose jo te lumtur me jditen, punen,jeten.

Ky post te kushotohet edhe TY kur ke qene femije….

Nese je e/i vetedijshem qka te gjykuarit, te gjitha kritikat qe i ke marre qdo here, te rrahurat emocionale dhe ato fizike kane shkaktuar  mos e be gabimin e njejte.

Shkepute “zingirin” e ndryshkur qe nga mijra vite te gjeneratave prej parardhsve te tu deri sot.

Thuaj po dashurise, ngrohtesise dhe kenaqu me prezencen e nje dhurate te Zotit, Universit apo perendeshe tjeter qe te ka dhuruar  nje apo disa qenie te mrekullushme ne jete dhe ta ka pasuruar jeten. Rruaje kete dhurate sikurse dhe i rruan unazat, zingjirte, dukatat, dijamnatat whatever..shpine, tepihin, muret e lyera, piktutrat e varura, rrobat e veshura….adhuroje femijun, spse pa femijun tend jeta yte kishte qene BAJAT! 🙂

Potenciali i cdo njeriut eshte ta ben jeten intersant dhe te lumtur edhe pa femije. Ky potencial askush gati nuk e sheh dhe veren. Krejt qka femju mund te dhuroj ty ti muhdesh tja dhurosh vetvetes, bile edhe me shume! Pergjegjesia per lumturin tende eshte VETEM edhe VETEM tek TI. Nese nuk me kupton qka po mendoj..me vjen keq…shpresoj qe nje dite do te kuptosh.

Xhykimet dhe kritikat e kane pas kohen e tyre. Tash eshet koha e pranimit, faljes dhe akseptimit. Koha ta pranosh, adhurosh dhe admirosh vetveten dhe falesh vehten per te gjitha “gabimet” qe i ke be ne jete.

Askush ne bote nuk eshte me e/i mire, bukur, menqur, adhurushem se TI…

…..apo femiu yt!

Advertisements

Një përgjigje ndaj “Fëmiju dhe pergjegjesia e tij

  1. Ilush, “mos fol deri neser”- edhte nje fjale popullore. Shume e qelueshme kjo qe ki sjkru. O sa kisha pas qef me lexu shume nena shqiptare kete artikull/ shkrim .
    Veq deshta me shtu shkurt: nese prindi/ kujdestari i femijut perdor dhunen per ta “edukuar” femijun eshte metod e nivelit shume te ulet. Kur femija ka frik se prindi ka me rreh per nje sherr qe ka be, atehere prinderi ose kujdestari i tij nuk ka arrit asgje me ate veper sepse femija nuk ka perfitu respekt per prinderin ose nuk e ka kuptu se per cfar arsye nuk duhet me i bo disa gjera (sherret) , por vetem ka frik qe te mos “haj dajak”. Mjerisht se shume here ndodh se edhe sot ne vitin 2009 qe shume femij (por besa per prinderit ) te hasin ne ato qaste te mjerueshme. Me vjen keq, me vjen xhynah.

    // fati

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s