Piramida e Maslowit dhe shqipëtarët

Teoria e piramides se Maslowit perdoret neper krejt boten duke ia filluar prej zhvillimit personal te njeriut, social dhe ate te organizatave te ndryshme.
Maslow-i ka qene psikolog dhe teoria e tij bazohet ne kerkesat dhe nevojat e njeriut.Teoria ne origjinal quhet “Teoria  e motivimit te njeriut” .
Si te motivohet njeriu ne jete, pune apo shoqeri.

Teoria  quhet ndryshe edhe “Hierarkia e kerkesave/nevojave”.

Teoria e Maswloit  ilustrohet shpesh me formen e nje  piramide  ku nevojat thelebesore  te njeriut paraqiten ne fund te piramides dhe ajo e vet-aktualizimit  ne krye te piramides.

Teoria bazohet ne 5 kerkesa apo nevoja.
1. Nevoja fundamentale/thelbesore (ketu hyn nevojat fizike, te kemi ushqim te mjaftueshem, uje per te pire, dhe kulm mbi koke). Kete nivel e quaj une niveli i mbijeteses. (Une kam nevoje)

2. Niveli i dyte eshte ai i sigurise personale, financiale, shendetit.  Ne kete nivel vepron njeriu nga “Une deshiroj”

3. Ne niveli e trete, hyn familja, dhe apsektit ku njeriu e ndin qe i takon mases. Ketu krijohen relacionet shoqerore, sociale, intime seksuale. (Une dua)

4. Kur te arrin njeriu ne nivelin apo shkallen e katert te piramides atehere ketu punon individi per ta plotesuar nevojen apo kerkesen e vetebesimit, vetrespektit. Ne kete shkalle veprohet nga vlerat e individit, te cilat kane te bejne per  te drejtat ndaj vetvetes dhe te tjereve. Ky nivel ska lidhje me religjion. Ne kete nivel njeriu beson ne potencialet e veta dhe punon per te arritur cka i takon asaj apo atij. (Une e zgjedhi)

5. Niveli i peste eshte ai i fundit dhe kjo eshet vet-aktualizimi qe mund shkurtimisht te interpretohet “Cfare njeriu mund te arrij duhet te arrij”. Ne kete nivel nuk arrijne te gjithe. Ne kete nivel njeriu eshte pothuajse perfekt, ne aspektin e arritjeve ne jete dhe te vlerave qe i ka. Repsekti, dashuria, pastertia shpirterore, ketu nuk ka xhelozi e as rrena kjo shkalle eshet shkalle pothuajse hyjnore. As ketu nuk e kam fjalen per religjion.  ((Detyra/Qellimi ime/im ne jete eshte..))

Sipas Maslowit, njeriu nuk mund te arrij ne shkalle me te larte te zhvillimit nese nuk e ka plotesuar shkallen me te ulet. P.sh nese flasim ne pergjithesi per shoqerine shipetare.
Ne cilen shkalle te piramides jane shqiptaret? Ketu mund te flasim vetem ne pergjithesi jo individualisht.
Apo cka ta merr mendja ty?…Nese nisemi secili nga vetja yne mund te dijme individualisht. Ku je ti vet..ne cilen shkalle?

Sipas observimeve te mia dhe krahasimit qe i kam bere ne teori dhe praktik shumica e shqiptarve ne Kosove gjindet nga shaklla e pare deri ne te treten. Te treten eshet pakica. Shume pak! Sepse normat e shumices nuk e lejon pakices te veproje sic don ajo vet. Apo shume ralle.  Ketu hyjne te drejtat themelore te njeriut. Cfare te drejta  ka individi pa marre parasysh gjinie, moshe, seksualiteti, etnike. Kush vendos per kend? si duken strukturat ne famije, shoqeri?…

Qellimi im me videot e mija me punen time eshte qe te mbeshtes cdo individ dhe shpirt shqiptar te arrij pamvaresine e saj/tij.  Dua edhe ta ngris  vetedijen per zgjedhjet qe ia ben apo bejme vehtes. Ne vet ti ndihmojme njeri tjetrit ta zhvilljome vetveten. Te shkojme nga shkalla e nevojave primare ne nevojat me te larta.

Pse nuk funkcionojne shumica e strukturave shqiptare?..duke ia filluar nga strukturat familiare deri ato te organizatave e pastaj shteterore?…Sepse..shumica e njerezve gjindet ne shkallen e pare apo te dyten por veprojne dhe komunikojne sikur me qene te treten apo te katerten. Nuk ben!…
P.sh. Per te krijuar familje te shendosh dhe shoqeri et shendosh nuk mund te krijojme familje pa pas shtepi apo buke per te ngrene. Apo nuk mund te behemi lidere apo kryetare pa e pas vetrespketin dhe repsektin per te tjeret apo te korruptojme.
As lufta nuk eshte zgjedhje nese gjindemi ne shkallen e trete, ajo hyn ne shkallen e pare. Luftojme qe te mbijetojme me apo pa deshiren tone. Paqja fillon nga shkalla e trete e piramides se Maslwoit…ne paqe mudn te krijosh!

Le ti bashkojme forcat te gjithe ne qe gjindemi ne shkallen e pare, dyten, te  treten, te katerten apo pesten  dhe tju mundesojme femijve dhe te rrinjve tane qe t’ja fillojne jetes prej shkalles se trete. Kjo eshte  e mundur nese punojme bashke per te mirren tone!

Ne Facebook e kam krijuar nje faqe zyrtare.
Aty keni mundesi te me percjellni sepse aty ka informata shume te pasura si te forcohet dhe mirembahet shendeti ne te gjitha dimenzionet e te qenurit.. Pa shendet te mire ska as shoqeri te mire. Shqipetaret duhet tja vazhdojne te jene nje popull i shendosh ne te gjitha aspektet me apo pa piramide.

Kliko ketu  per te arritur tek faqja e Facebookit.

Mire u pafshim ne Facebook dhe Youtube!

About these ads

6 përgjigje ndaj “Piramida e Maslowit dhe shqipëtarët

  1. Falemnderit per kete blog. It’s an eye opener!…And a soul opener too! :)

  2. urime per artikullin. dashuri dhe drite per ju.:)

  3. Me pelqeu menyra se si ekonkretizon piramiden e Maslowit me ne shqipetaret.Ju keni shume te drejte qe ne nje fare menyre duhen respektuar keto shkalle,,,dhe jemi deshmitare te faktit qe ata qe i kapercejne keto shkalle ne menyre artifciale,,,perfaqesojne nje deficence te madhe ne shoqeri,,,,,,,dhe nese keta jane perfaqesues apo administrues te nje sektori te rendesishem,,,sjellin regres,,,

  4. shkrimi juaj shumw interesant dhe i sjell nw njw menyr shume origjinale,ju pergezoj dhe suksese.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s